Shaqiri: Galatasaray është i mirë kur t’i mbush 30 vjet
Presidenti i gjigantit turk, Galatasaray, Unal Aysal, të shtunën u tha medieve turke se ka arritur marrëveshje me talentin kosovar të Baselit, Xherdan Shaqiri.
Por, ky i fundit të dielën në një intervistë dhënë gazetës “Koha Ditore” ka mohuar të jetë marrë vesh me Galatatasayn.
Madje, thotë se as klubi i tij zviceran Basel nuk ka pranuar ofertën zyrtare që klubi turk ia ka bërë ditë më parë. Shaqiri thotë se oferta nga Galatasaray do të ishte e mirëseardhur, kur t’i mbush 30 vjet. Sipas mediumeve turke, oferta e fundit e Galatasarayt për Shaqirin peshon 14 milionë euro.
Sport Kosova – Shaqiri: Galatasaray është i mirë kur t’i mbush 30 vjet